Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se do të kandidojë sërish për një mandat të pestë në detyrë. Putin e shpalli njoftimin në një ceremoni çmimesh për pjesëmarrësit e luftës në shkallë të gjerë që nisi kundër Ukrainës në vitin 2022.
Kjo vjen pasi zyrtarët zgjedhorë caktuan datat 15-17 Mars 2024 si data për zgjedhjet presidenciale. Rizgjedhja e Putinit, 71 vjeç, shihet si e pashmangshme, me opozitën pothuajse inekzistente dhe mediat ruse plotësisht nën kontrollin e tij.
Një fitore në muajin Mars do ta bënte atë president deri në vitin 2030. Pas kësaj, ai mund të shërbejë më pas 6 vjet të tjera deri në vitin 2036 nëse vendos të qëndrojë përsëri.
Putin ka qëndruar në pushtet në Rusi më gjatë se çdo udhëheqës që nga diktatori sovjektik, Josef Stalin./tvklan.al