Putin dhe Erdogan takohen në Kazakistan

Presidenti rus Vladimir Putin po zhvillon një takim me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Kazakistan.

Më herët, një zyrtar i Kremlinit deklaroi se Presidenti turk Erdogan pritej të ofrohet zyrtarisht për të ndërmjetësuar bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

Udhëheqësi turk priti negociatat midis dy palëve menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, por procesi dështoi.

Kujtojmë se në muajin Korrik, Turqia ndihmoi gjithashtu për të ndërmjetësuar një marrëveshje për të lejuar anijet e grurit të niseshin nga portet e Ukrainës përmes Detit të Zi./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share