Punonjësit Shëndetësor protestojnë para MSH-së

KËRKOJNË RRITJE TË PAGAVE, MARRËVESHJE TË RE KOLEKTIVE …

Një pjesë e punonjësve shëndetësor kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë duke përsëritur kërkesat e tyre; rritjen e pagave për 30%, marrëveshje të re kolektive, stazh pune me benefite, rritjen e shtesës infektuese nga 1 në 4% e të tjera.

Janë shprehur të revoltuar për shkak se institucionet kompetente nuk kanë marrë parasysh problemet me të cilët përballen.

“Të bëhet transformimi urgjent I të gjithë punësimeve të përkohshme nëpër të gjitha institucionet shëndetësore, në gjithë territorin e vendit, me qëllim që t`i mbajmë të rinjtë që punojnë për paga, mund të themi ndihmë sociale prej 20.000 denarë” – tha Bobi Bojçevski, koordinator kombëtar për Shëndetësi.

Protestuesit kanë thënë se nëse edhe kësaj here Ministria e Shëndetësisë dhe e Financave nuk gjejnë zgjidhje adekuate për kërkesat e tyre, do t`i radikalizojnë protestat dhe do të dalin para Qeverisë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share