PROTESTOJNË PARA MINISTRISË SË FINANCAVE
Me protestë para Ministrisë së Financave, përfaqësuesit sindikal të Ministrisë së Kulturës, Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Agjencia për Film kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, sic thanë, nga pagat e ulëta jodinjitoze të punonjësve nëpër këto institucione, njofton KlanM.
Nuk kemi trajtim të barabartë si punonjësit tjerë në administratën shtetërore – thanë përfaqësuesit sindikal në Ministrinë e Kulturës, sic njofton KlanM, duke shtuar se thuajse 70% e punonjësve marrin paga nën mesataren.
“Të rikujtojmë se Ministria e Kulturës servizon punën e 70 institucioneve kombëtare dhe 49 lokale në fushën e kulturës, kurse në kudarë të konkurseve vjetore përpunohen mesatarisht rreth 5.000 aplikime. Kemi përgjegjësi serioze dhe kërkojmë qasje serioze për kërkësat tona. Shteti nuk duhet që për dikend të jetë nënë, e për dikend tjetër- njerkë” – thotë Branko Kostovski, sindikata e Kulturës.
Organizata sindikale pranë Ministrisë së Kulturës, sic percjell KlanM, tashmë ka të përgatitur Propozim-tekstin e marrëveshjes kolektive, që parasheh rritje objective dhe korrekte të pagave, për të cilën Ministria e Financave dha mendim negativ. Por, vetëm pas disa ditëve, sic thanë nga sindikata, me Ligjin për buxhetet u konstatua rritja e pagave për 30% të punonjësve në Ministrinë e Financave. /KlanMacedonia/