RISTESKI: TË QETËSOHET SITUATA, MBËSHTESIM PUNONJËSIT
Nga Konfederata e organizatave sindikale të Maqedonisë thonë se mbështesin makinistët në trafikun e trenave, të cilët tashmë 10 ditë bojkotojnë punën dhe refuzojnë t’i kryejnë detyrat e tyre të punës. Gjithashtu dënohet ashpër pezullimi i disa punonjësve si dhe kërcënimet për largim nga puna.
“Apelojmë që të qetësohet situata por ne si konfederatë kemi sjellë vendim dhe është çështje kohe se kur do të shprehim revoltën tonë, qofte me proteste apo me bllokada do të vendosin ata, por ne që nesër kërkojmë që të zgjidhet ky rast, pra kërkesat janë që të paguhen pagat e pjesës së dytë të muajit korrik e ku është muaji gusht, kjo është absurde dhe nëse ne si konfederatë lëshojmë pe tani dhe i lëmë koleget tanë vetëm unë nuk e shoh cili do të ishte roli sindikal” – tha Marjan Risteski, kryetar i konfederatës së organizatave sindikale.
Nga Konfederata e organizatave sindikale të Maqedonisë njoftojnë se në ditët në vijim do të informojnë mënyrën e shprehjes së revoltës së tyre.
Bojkoti vjen për shkak të vonesës së vazhdueshme të pagave dhe se punonjësit nuk e kanë marrë ende pagën e plotë të muajit korrik si dhe pezullimin e disa punonjësve dhe siç thonë kërcënimet e vazhdueshme për largim nga puna nga ana e udhëheqëseve. /KlanMacedonia/