Punësimi i shqiptarëve/ Ajdari “përplaset” me Mickoskin! /Mickoski me ftesë: Aplikoni, dua shqiptar edhe në kabinet

Punësimi i mijëra shqiptarëve i premtuar nga zv. Kryeministri Mexhiti “përplasi” deputeten e Frontit Europian, Rina Ajdari dhe Kryeministrin Mickoski.Në seancën e kushtuar për pyetje deputetësh, Ajdari kërkoi sqarim nga kryeministri nëse qëndrojnë ose jo fjalët dhe premtimet e zv.kryeministrit Mexhiti për punësimin e mijëra shqiptarëve dhe kërkoi sqarim për vonesën e ligjit për përfaqësim të drejtë.

“Fjalët e zv.kryeministrit dalin se qenkan thjeshtë një mashtrim për poena të ulta politike. Kemi një realitet paralel, një pjesë e Qeverisë shpall suksesin e madhë të punësimit të shqiptarëve sa për tetë vitet e kaluara, gjithmonë sipas z.Mexhiti ndërsa pjesa tjetër e Qeverisë e mohon ekzistencën e këtij, të ashtu-quajturi sukses i madh. Nëse Ministrija e Financave, nuk ka nënshkruar vendim për punësime në baza etnike, siç deklaron Ministrja Dimitrievska dhe ne e besojmë këtë përshkak se nuk ka më balancues e ligjin për përfaqësim të drejtë e presim herë këtë të enjte her të enjten e her atë të enjte, a mos duhet të pranojnë Mexhiti dhe shokët e tij se po operojnë në një botë ku çdo deklaratë krijon realitetin e vet” – tha Rina Ajdari.

Edhe pse kishte përgjigje të gjatë, kryeministri nuk ishte konkret por tha se edhe po të sillet ligji perferkt për përfaqësim të drejtë, nuk do të mund ti bindin shqiptarët e as maqedonasit të punojnë në Administratë me rrogë minimale.

“Ne sot kemi problem të madhë që të gjejmë njerëz që duan të punojnë në administratën publike, pavarësisht, nëse janë shqiptar, maqedonas, turq, serb, vlleh, rrom apo boshnjak.Kemi konkurse të hapurar dhe i lusim njerëzit që të punësohen, por nuk duan sepse kanë vende dhe rroga më të mira. Më besoni, këtë ua them nga informacionet e dorës së parë. Unë personalisht do të doja që në kabinetin tim me atë rrogë që marrin, të punojnë të gjithë shqiptarë, por nuk ka sepse nuk janë të interesuar. Bëj thirrje publike që të ketë sa më shumë aplikant shqiptar, rrom, turq, serb që të punojnë në administratën publike, nuk jam i varur nga përqindjet, vetëm dua që të jenë kualitativ dhe të motivuar për punë, le të fillojnë nga nesër në punë menjëher, por jo, nuk paraqiten nuk ka interes” – tha Mickoski.

Në këtë diskutim u fol edhe për punësimin dhe heqjen e shqiptarëve nga pozitat udhëheqëse në Shëndetësi po edhe për vetingun dhe propozim ligjin e BDI-së për veting. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share