Punësime në sektorin publik një muaj para qeverisë teknike!

EMV: PËR 1.190 ËSHTË ULUR NUMRI I TË PUNËSUARVE

Në Elektranat e Maqedonisë së Veriut në vitin 2020 e deri në 2023 për 1.190 është ulur numri i të punësuarve, prej të cilëve 76% kanë qenë në vende pune në procesin prodhues, kurse mbi 23% në administratë – kanë njoftuar sot nga kjo kompani pasi, sic percjell KlanM, mediat publikuan se një muaj para formimit të qeverisë teknike, e cila nuk guxon të punësojë, në EMV është hapur shpallja ku kërkohet punësimi I më shumë se 500 punëtorëve.

“Vitin e kaluar ku u përballëm me krizën energjetike, kishim nevojë serioze për të punësuar të rinj veçanërisht në pjesën e prodhimit të rrymës elektrike. Nevojat për energji eektrike janë të njëjta dhe prodhimi duhet të vazhdojë me ritëm të njëjtë, të mbetet i sigurtë dhe stabil”, thonë nga EMV.

Ndërkohë, një pjesë e madhe e Ministrive përmes shpalljeve kërkojnë personel të ri, kurse punësime të reja nevojiten edhe në Ndërmarrjet Publike Komunale dhe Administratën Komunale.

Përvec EMV-së, siç përcjell KlanM, shpallje janë paraqitur edhe në Fondin për Sigurim Shëndetësor për 41 punësime, Ministrinë e Jashtme – 15, Ministrinë për Transport dhe Lidhje – 9, Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë – 8, Spitalin e Velesit – 8.

Sipas kreut të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoskit, të kota janë përpjekjet e pushtetit që me punësime të amortizojnë disfatën në zgjedhjet e ardhshme, kurse Kryeministri Kovacevski I pyetur nëse bëhet fjalë për punësime parazgjedhore në sektorin publik, tha se zgjedhjet janë më 8 maj 2024, kurse tani jemi dhjetor 2023./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share