Lidhur me një zjarr në një lokal në Çair, një ekip inspektues i MPB-së ka kryer kontroll. Nga vendi i ngjarjes janë mbledhur provat, janë siguruar pamjet.
“Sipas informacioneve të para, zjarri ka qenë zjarrvënie. Po ndërmerren veprime për zbulimin e autorëve dhe për të verifikuar lidhjen e mundshme mes dy ngjarjeve” – thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike Shkup.
“Fokus” ka publikuar pamje që janë regjistruar nga kamerat e sigurisë, ku shihet se si është shkaktuar zjarr i qëllimshëm në kafenenë “Baron” në Çair të Shkupit.