Publikohet letra, kongresmenë demokratë kërkuan negociata SHBA-Rusi për të ndalur luftën

Ka ngjallur polemika të shumta një letër e nënshkruar nga disa demokratë të Kongresit Amerikan, të cilët i bënin thirrje Presidentit amerikan Joe Biden të negocionte drejtpërdrejtë me Rusinë për një marrëveshje që i jepte fund luftës në Ukrainë.

Letra ishte nënshkruar që në Qershor nga 30 anëtarë demokratë të Dhomës së Ulët, pjesëtarë të grupeve të majta brenda kësaj partie, por u publikua të hënën. Por pavarësisht se është tërhequr me kohë, kjo letër është kritikuar gjerësisht nga spektri politik. Anëtarë të tjerë të grupit të demokratëve në Kongres por edhe republikanët thonë se lufta ruse ka përparuar shumë dhe se tashmë nuk është momenti për bisedime, por për ndëshkimin e Vladimir Putinit.

Sakaq, zyrtarët në Uashington konfirmojnë se për të parën herë në Kiev është instaluar sistemi anti-dron amerikan “Nasams”, që do të ndihmojë kundër sulmeve ruse me dronët kamikazë iranianë Shahet 136. Po ashtu, Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të sistemit raketor kundërajror “Houk” i përdorur që në luftën e Vietnamit por që i është nënshtruar disa herë përmirësimit dhe përshtatjes me teknikat moderne të luftës.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share