Publikohet kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Kampionatin Evropian

Kampionati Evropian po afrohet, e me të po vijnë edhe shumë emocione.

Si gjithmonë, Shqipëria në Evropian përcillet me këngë që i kushtohet këtij spektakli botërorë.

E ky moment i shumëpritur, na ka sjell këngën përfaqësuese.

Është artisi kosovar, Trim Ademi, apo siç njihet për publikun si Capital T, që do e përfaqësoj Shqipërinë me këngë në këtë Evropian.

“Albania”, mban titullin kënga, e që në videon e shpërndarë nga Federata Shqiptare e Futbollit, shihen të entuziazmuar të gjithë futbollistët e ekipi e Kombëtares.

E tani mund ta ndiqeni edhe në Youtube.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share