Publikohen pamjet e shpërthimit me tritol në makinë ndaj politikanit nga Shqipëria

Këto janë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së Benard Ndrecës, kreut të PD në Vaun e Dejës, të cilit i shpërtheu makina me tritol.

Në këto pamje duken 2 persona të maskuar të cilët pas mesnatës kanë vendosur në pjesën e përparme nga ana e pasagjerit lëndën plasëse poshtë makinës tip Audi të Benard Ndrecës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Autorët kanë pritur deri në agim, kur në mjetin e tij është futur vetë kreu i PD të Vaut të Dejës. Sapo ai ka lëvizur mjetin, tritoli ka shpërthyer. E gjithë ngjarja është e filmuar nga kamerat e sigurisë.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pësuar lëndime Benard Ndreca, kjo për shkak edhe të vendosjes së tritolit nga krahu i pasagjerit.

Atentati me tritol, Ndreca: Sulm politik, nuk kam konflikte me njeri

Kreu i PD-së së Bashkisë së Vaut të Dejës, Benard Ndreca është shprehur se atentati ndaj tij me tritol është një sulm politik.

Gjatë fjalës së tij për mediat, Ndreca është shprehur se nuk ka pasur asnjëlloj kërcënimi ditët e fundit si dhe ka shtuar se nuk ka konflikte me asnjë njeri duke pretenduar se ngjarja lidhet me detyrën e tij si kreu i PD-së në Vaun e Dejës.

Ndreca po ashtu ka thënë se policia duhet të distancohet nga politika dhe qytetarët të votojnë me vullnetin e tyre të lirë.

Benard Ndreca: Ky është një incident i mirëorganizuar që më ka ndodhur mua dhe familjes time. Unë jam Benard Gjon Ndreca. Nuk kam asnjëlloj përplasje, as familja ime dhe as farefisi dhe askush. Ky incident e ka një emër dhe dihet që është për “politikë”. Mua më është bërë politike si kryetar i degës së PD-së. Çdo gjë është e pasqyruar me pamje filmike sepse shtëpia është me kamera.

Në orën 06:30 të mëngjesit, kur kam dalë nga shtëpia, kam ndezur makinën, kur kam hyrë 2 minuta brenda, pas 2 minutash kam hipur në makinë. Në momentin që ka lëvizur makina nga vendi, atëherë ka plasur. Po e them edhe njëherë: Unë nuk kam asnjëlloj konflikti të hapur me asnjë njeri dhe kjo është e përdorur politikisht. Nuk është e vendosur mina për Benard Ndrecën, por i është vendosur mina kryetarit të PD-së së degës së Vaut të Dejës dhe kjo dihet haptas sepse këto janë të mirëorganizuar për një sulm të tillë.

Gjatë këtyre ditëve nuk kam pasur asnjëlloj kërcënimi, asnjëlloj gjëje. Kamerat janë parë, vijnë 2 persona në orën 01:15 të natës, rreth 7 minuta vendosin ekspoziv ose mina ose do të dalë Policia me deklaratë se çfarë është, në momentin largohen më pas. Janë 2 persona të maskuar.

Thirrja është duke filluar që nga kryeministri, që nga ministri brendshëm, që nga drejtorët e përgjithshëm që të distancojnë policinë nga politika sepse në zonën e Vaut të Dejës dihet që përzihet policia me politikën. Distanconi policinë nga politika. Lejoni njerëzit që të votojnë vetë dhe të votojnë kë të duan vetë. Vullneti i njerëzve dihet se ku shkon. Kurrë nuk munden që ta mbajnë një bashki, as me presione dhe me asnjë tjetër.

Hidhet në erë makina e kreut të PD në Vaun e Dejës

Makinës së kryetarit të PD-së të drejtuar nga Sali Berisha në Bashkinë e Vaut të Dejës, Benard Ndrecës i është vendosur tritol.

Policia njofton se nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që Ndreca ka hipur në makinë.

Korrespondentja e Klan News, Emi Kalaja raporton se Benard Ndreca në momentin e ngjarjes ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij.

Nga shpërthimi, kreu i PD-së në Vaun e Dejës, Benard Ndreca dhe nëna e tij nuk kanë pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, në fshatin Paçram të Vaut të Dejës në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”.

Referuar informacioneve paraprake, kamerat e sigurisë në banesën e Ndrecës kanë arritur që të shquajnë 2 persona, megjithatë nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e Policisë.

Në deklarimet e tij, Benard Ndreca ka thënë se nuk ka konflikt me askënd, por dyshon se sulmi ka lidhje me detyrën që ai mban për shkak të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 Majit në Vaun e Dejës.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

/tvklan.al

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share