Këngëtarja dhe partneri i saj publikuan fotot me rastin e përvjetorit të parë të martesës
Rita Ora dhe regjisori i njohur Taika Waititi u martuan rreth një vit më pare por ceremonia e dasmës së tyre u mbajt mjaft private.
Megjithatë, së fundmi çifti i famshëm ndau me revistën e njohur “Vogue” albumin e dasmës. “Gëzuar përvjetorin, Rita Ora dhe Taika Waititi.
“Për të festuar ditën e tyre të veçantë, çifti ka ndarë me “Vogue” albumin e tyre të dasmës të paparë më parë”, thuhet në përshkrimin e revistës.
Artistja me origjinë shqiptare dukej elegante me një fustan të bardhë të punuar rrjetë, ndërsa Taika gjithashtu shkëlqeu me kostumin e zi me vija.
Çifti u takuan për herë të parë në shtëpinë e regjisorit në Los Angeles në vitin 2021, kur të dy po xhironin në Australi. Lidhjen e tyre dyshja e kurorëzuan në martesë më 4 Gusht të vitit të kaluar.
Klan News