Publikohen formacionet, kujt i ka besuar Sylvinho përballë Polonisë

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës Poloni-Shqipëri e cila do të luhet në orën 20:45.

Sylvinho ia ka besuar portën Strakoshës, ndërsa siç ishte parashikuar do të luajë me 4 mbrojtës: Hysajn, Mihajn, Kumbullën dhe Balliun. Në mesfushë janë vendosur Gjasula, Ramadani dhe Asllani. Në sulm do të jenë Asani, Uzuni dhe Cikalleshi.

Ndërkohë nuk ka shumë surpriza nga kampi polak sa i përket portës. Santos beson tek Szczesny. Në mbrojtje janë Frankowski, Bendarek, Salamon dhe Kiwior.

Në mesfushë luajnë Kaminski, Linetty, Zielenski dhe Zalewski. Edhe Polonia do luajë me dy sulmues, Swirdeski dhe Lewandowski.

Ndeshjen Poloni – Shqipëri do ta ndiqni direkt në Tv Klan./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share