PTHP: Prostitucion dhe Drogë – Hetim kundër 14 personave!

Prokurori Publik nga PTHP për Ndjekje të Krimit të Organizuard he Korrupsionit ka inicuar hetime kundër të gjithë të involvuarve në veprën penale Bashkim Kriminal nga neni 394 dhe Ndërmjetësim në kryerjen e prostitucionit sipas nenit 191 të Kodit Penal – thuhet mes tjerash në komunikatën e PTHP-së lidhur me aksionin e sotëm policor në Tetovë dhe Ohër.

“Tre dyshohen edhe për veprën penale – Larje parash dhe përfitime tjera të veprave penale sipas nenit 173 të Kodit Penal, derisa kundër 5 të dyshurave është inicuar hetimi edhe për – Prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike dhe substancave psikotrope, sipas nenit 215 të Kodit Penal” – thuhet në komunikatën e PTHP-së.

“Gjatë ditës të dyshuarit do të dalin para gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Penale – Shkup. Prokurori Publik duke marrë parasyh rrethanat, vlerëson se janë plotësuar kushtet për përcaktimin e masës së paraburgimit dhe gjykatësit të procedurës paraprake për të gjithë të dyshuarit do të propozojë t`u përcaktohet paraburgimi” – thuhet mes tjerash në komunikatën e PTHP-së për Ndjekje të Krimit të Organizuard he Korrupsionit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share