PTHP: Paraburgim për mësuesen dhe katër dilerët e drogës

MPB: 36 BASTISJE BRENDA JAVËS, KONFISKOHET DROGA NË VLERË RRETH 500.000 EURO

Prokuroria Themelore Publike ka kërkuar që Gjykata Penale në Shkup t`u caktojë paraburgim pesë të dyshuarve për shitje të drogës, njofton KlanM.

 Në mesin e të dyshuarve janë katër burra dhe një grua, sic njofton KlanM, për të cilën tashmë dihet se është mësuese në një shkollë fillore në Aerodrom të Shkupit.

Kërkesa për paraburgim vjen bashkë me hapjen e hetimeve, kurse Prokurori vlerëson se të dyshuarit duhet të marrin masa më të rrepta për shkak të mundësisë së arratisjes dhe përsëritjes së veprës.

“Me masa të veçanta hetimore dhe veprime tjera, sipas urdhërit të Prokurorit Publik nga PTHP-Shkup, janë siguruar dëshmi se të dyshuarit në periudhën Janar – Mars, në mënyrë të paautorizuar kanë prodhuar dhe kanë shitur substancë psikotrope – amfetamin, që kualifikohet në Listën Kombëtare të substancave të kontrolluara psikotrope”,thonë nga  Prokuroria Themelore Publike.

MPB-ja, sic percjell KlanM, ka njoftuar se që nga fillimi I vitit janë arrestuar 32 dilerë të drogës, kurse vetëm këtë javë janë kryer 36 bastisje ku është konfiskuar drogë që kap shumën e rreth gjysmë million eurove.

Gjatë aksionit të fundit në Shkup ishin ndaluar pesë persona. Në mesin e tyre edhe një mësuese në shkollë fillore, e cila bashkë me disa persona ka ndihmuar narko-kartelin nëpër 7 lokalitete të Shkupit.

Lidhur me këtë rast janë prononcuar autoritetet e Komunës Aerodrom. Ata, sic percjell KlanM, kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit kurse Komuna dhe Shkolla Fillore do të bashkëpunojnë me policinë./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share