Lëvizja BESA përmes një komunikate për media dënon formën e dhunshme të protestave që po zhvillohen në Shkup sidomos gjatë mbrëmjes së djeshme dhe sonte. Lëvizja BESA dënon vandalizmin ndaj pronave private në Çarshinë e Shkupit dhe bën thirrje që të gjitha palët të ruajnë qetësinë dhe sigurinë publike dhe të protestohet në mënyrë paqësore.
Protesta e dhunshme cënojnë të drejtën e qytetarëve të tjerë dhe shtojnë pasigurinë në vend. Në vazhdimësi shqiptarët kanë qenë viktimë e inskenimeve të ndryshme të të gjithë pushteteve deri më tani, andaj apelojmë deri te pushteti që të reagojë në mënyrë profesionale dhe të shpejtë për të ruajtur qetësinë dhe pronën e qytetarëve, që të mos lihet dyshim se mund të bëhet fjalë përsëri për ndonjë inskenim.
Poashtu ftojmë të gjithë aktorët politik në vend që në këto momente të rëndësishme të orientimit euro-integrues, të gjithë të japim maksimumin që të ruhet qetsia dhe stabiliteti i vendit si dhe të japim kontributin maksimal për të përshpejtuar fillimin e negociatave për antarësim në Bashkimin Evropian.
Lexo gjithashtu
Kordallov: Lajmet e rreme korruptojnë demokracinë, të respektohet ligji
FUSHATAT PARAZGJEDHORE Edhe pse ende nuk ka filluar zyrtarisht fushata parazgjedhore, partitë politike vazhdimisht bëjnë fushatë përmes aktiviteteve…
26.03.24 14:21
Propozimi francez në fokus të seancës për pyetje deputetësh (VIDEO)
Kovaçevski: VMRO është kundër të gjitha vendimeve strategjike të shtetit Çështja e referendumit dhe propozimit francez ka dominuar…
28.07.22 16:13
Harxhimet e rrugës: Në vitin 2022 deputetët kanë inkasur 360.000 euro
DEPUTETËT E LSDM – 133.000 EURO, VMRO-DPMNE – 132.000 EURO 73 deputetë për 11 muaj kanë inkasuar 360.000…
12.02.23 13:53