PTHP njofton për bastisje në Drejtorinë për polici financiare

Prokuroria për ndjekje e krimit të organizuar dhe korrupsion kryen bastisje në Drejtorinë për polici financiare, me të cilën udhëheq Arafat Muaremi.

Informacionin e konfirmoi shefja e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskoska.

“Bastisja është në vijim. Po veprohet sipas denoncimit të një qytetari. Obligimi ynë është që të kontrollojmë. Presim të shohim nëse ka diçka bazë në denoncim”, deklaroi Ruskovska.

Nga PTHP-ja për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ndajnë më shumë detaje për bastisjen.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share