Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Strugës, Ramiz Merko në lidhje me furnzimin e veturës luksoze “Audi A6”.
Kryetari jo gjatë kohë është futur edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkaq para katër vjetësh Prokuroria filloi hetimin për furnizimin e katër veturave luksoze zyrtare, mes tyre edhe “Audi A6”.
Vlera e përgjithshme e veturave të blera ishte 114 mijë euro, kurse vetëm “Audi A6” ka pasur vlerën prej 66 mijë eurosh.