PTHP: Hetime kundër shtatë personave për shitje në rrugë të drogës!

Prokuroria e Shkupit ka dhënë urdhër për të zbatuar procedurë hetimore kundër 7 personave të dyshuar për veprime që lidhen me prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike.

Sic thuhet, dy prej tyre janë të dyshuar për kryerje të vazhduar të veprës penale, kurse njëri si ndihmës.

Nga dhjetori I vitit 2023, në aktivitetet të koordinuara të njësive policore, sipas urdhërave të Prokurorit Publik, janë ndërmarrë veprime hetuese, të cilët gjatë së shtunës rezultuan me bastisje nëpër disa lokalitete.

Tek të dyshuarit, që janë të moshës nga 28 deri 50 vjec, janë gjetur droga narkotike – kokain, marijuanë si dhe para, për të cilët ekzistojnë dyshime se kanë origjinën nga shitja në rrugë e drogës.

Prokurori Publik, gjykatësit të procedurës paraprake I ka dorëzuar propozimin për përcaktimin e masës së paraburgimit për 3 persona, si dhe propozim për masa kujdesi për 3 të tjerë nga të dyshuarit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share