Futbolli është sporti më popullor në botë dhe Evropa është shtëpia e shumicës së klubeve më të mëdha dhe më të pasura në botë dhe kjo ua mundëson atyre që të investojnë shuma të mëdha parash si dhe të japin paga marramendëse për lojtarët që i rekrutojnë në skuadër.
Por kush paguan më shumë për pagat e lojtarëve në pesë ligat më të mira të Evropës?
E njohur shpesh si “pesëshja e madhe”, divizionet kryesore në Angli, Francë, Gjermani, Itali dhe Spanjë konsiderohen si më prestigjiozet në futbollin botëror.
Klubet nga këto kombe normalisht dominojnë fazat e eliminimit të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, duke krijuar një cikël ku sukseset e tyre shpërblehen financiarisht dhe rrit hendekun midis ekipeve në vende të tjera.
Por ka një vend që mbizotëron listën e pagave më të larta vjetore se çdo tjetër. Anglia. Përkatësisht Premier Liga është plot me klube që, për shkak të marrëveshjeve fitimprurëse televizive, mund të paguajnë paga astronomike për lojtarët.
Në fakt, është ende befasuese të shohësh që Aston Villa paguan më shumë për paga se Roma, West Ham që shpenzon më shumë se Milani dhe Crystal Palace që paguan shuma më të mëdha se Napoli, Lazio dhe Valencia.
Kur flasim për kryesimin e listës, Paris Saint Germain është milje larg të gjithë të tjerëve. Vetëm pagat e Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Neymar vlejnë më shumë se shumë klube, ndërsa Barcelona dhe Real Madridi qëndrojnë gjithashtu në pjesën e sipërme..
Manchester United është klubi më lartë i pozicionuar nga skuadra angleze, me faturën e pagave prej 233 milionë funtesh që renditet si i pesti në pesë ligat më të mira të Evropës.
Më poshtë gjeni listën prej 50 klubeve që shpenzojnë më së shumti për paga të lojtarëve:
1. PSG – £351.3 million
2. Barcelona – £300.1million
3. Real Madrid – £241.3million
4. Bayern Munich – £230.2million
5. Manchester United – £223million
6. Chelsea – £164.4million
7. Manchester City – £163.1million
8. Atletico Madrid – £148.4million
9. Liverpool – £141.8million
10. Juventus – £136.7million
11. Internazionale – £108.6million
12. Tottenham – £101.3million
13. Villarreal – £85.6million
14. Arsenal – £85.5million
15. Borussia Dortmund – £81.4million
16. Sevilla – £81.1million
17. RB Leipzig – £77million
18. Aston Villa – £75.2million
19. Roma – £73.2million
20. West Ham United – £70.2million
21. AC Milan – £67.6million
22. Leicester City – £65.6million
23. Newcastle United – £62.6million
24. Athletic Bilbao – £62.2million
25. Crystal Palace – £59.2million
26. Napoli – £58.5million
27. Lazio – £51million
28. Marseille – £50.4million
29. Everton – £46.8million
30. Valencia – £45.5million
31. Fiorentina – £42.6million
32. Real Betis – £39.9million
33. Bayer Leverkusen – £39.6million
34. Monaco – £38.2million
35. Fulham – £37.6million
36. Ëolfsburg – £36.9million
37. Ëolves – £35.7million
38. Southampton – £35.4million
39. Borussia Monchengladbach – £35.3million
40. Lyon – £35.2million
41. Hertha Berlin – £32.5million
42. Hoffenheim – £31.9million
43. Real Sociedad – £30.9million
44. Monza – £30.5million
45. Bournemouth – £29.1million
46. Schalke – £29.1million
47. Atalanta – £28.9million
48. Nottingham Forest – £28.6million
49. Brighton – £28.3million
50. Torino – £24.3million