Pse u takua me Ahmetin? – Taravari: ASH antipod i BDI-së!

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin theksoi se takimi i sotëm me ALi Ahmetin e BDI-së nuk ka qenë i pari, por janë takuar edhe të paktën tre herë më herët.

Taravari theksoi se nuk do të jetë mirë një koalicion i përbashkët i gjithë partive qeveritare, përfshirë këtu edhe LSDM-në.

Sipas Taravarit, nëse ASH do të kishte vendosur të shkojë në koalicion me opozitën shqiptare, gjasat për fitore do të ishin të mëdha. Nëse do të koaliciononin me BDI-në, opozita do të kishgte rezultat të dobët, ndërsa nëse ASH vet do të dalë në zgjedhje, nuk do të ketë mundësi ta fitojë BDI-në.

Megjithatë sipas tij, vendimin e sjellin organet partiake./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share