“Pse s’e lejojnë të largohet kur nuk e duan?”, ish-shoku i del në mbrojtje CR7

Cristiano Ronaldo doli në nxehje që në fundin e pjesës së parë nga Erik ten Hag gjatë duelit Manchester United-Tottenham.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” kaloi një kohë të gjatë duke pritur aktivizimin e tij, por tekniku holandez vendosi të mos i dhuronte asnjë minutë.

Tri minuta përpara fundit zbritën në fushë Eriksen dhe Elanga për United, ndërkohë që CR7 nxitoi të futej në dhomat e zhveshjes në minutën e fundit, i bindur që e kuptoi se trajneri as që kishte ndërmend ta aktivizonte.

Tifozë nisën ta vërshëllenin, duke mos rënë dakord me zemërimin dhe veprimin e tij, teksa në mbrojtje të 37-vjeçarit ka dalë Rio Ferdinand, ish-shoku i shumë fitoreve dhe trofeve gjatë kohës që United drejtohej nga Sir Alex Ferguson.

“Nëse Ten Hag nuk e sheh si titullar, duhet ta lërë Ronaldon të largohet nga klubi në janar. Nuk është e drejtë që pas çdo ndeshje pyetja e parë të jetë: “Pse nuk ishte Ronaldo titullar?” Më shqetëson fakti që pse nuk e la United të largohej, nëse Ten Hag nuk e kishte në planet e tij”, deklaroi ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq”.

Drejtuesit e United pritet të marrim masa ndaj veprimit të sulmuesit portugez në minutën e fundit të fitores ndaj Tottenhamit të Contes. Ronaldon e pret një gjobë, ndërkohë që Ten Hag pritet të mos e grumbullojë për duelin e ardhshëm ndaj Chelsea.

Top Channel

Lexo gjithashtu
Total
0
Share