FFM merr vendim: Fitore për Shkëndijën, suspendim për stadiumin e Shkupit

Komisioni i Garave të FFM-së në një seancë të jashtëzakonshme me rastin e incidentit në ndeshjen e sotme Shkupi – Shkendija nga 1/4 e finales së Kupës së Maqedonisë, ka marrë vendim për fitore zyrtarisht prej 3:0 në favor të ekipit tetovar, Shkëndija, kanë njoftuar nga FFM.

“Fusha e Shkupit, stadiumi në Çair, është pezulluar për zhvillimin e ndeshjeve të ligës dhe kupës. KF Shkupi i dorëzohet Komisionit Disiplinor të FFM-së. FC Shkupi duhet të regjistrojë një fushë për të luajtur ndeshjet nikoqire të paktën 100 kilometra larg stadiumit Çair në Shkup”, përfundon njoftimi nga FFM

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share