Pse nuk protestoni në Parlament? Basha ‘përplaset’ me gazetarët: Seancat janë asgjësuar nga pazari Rama-Berisha

Është propozuar këtë të Premte krijimi i Federatës Opozitare, nga krerët e partive të vogla opozitare. Ndërkohë pas një periudhe relativisht të gjatë, ish-kreu i PD Lulzim Basha ka pasur një përballje me gazetarët.

I pyetur nga këta të fundit se pse nuk merr pjesë në seancat parlamentare për të protestuar bashkë me kolegët e opozitës, ai u përgjigj: Seancat janë asgjësuar nga pazari i Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Më tej duke mos dhënë përgjigjie për faktin që ka shumë pak deputetë që e mbështesin, foli për atë që e cilëson “platforma e PD-së”.

-Me apo pa Sali Berishën?

Lulzim Basha: Nuk kam ndërmend të ushqej lajmet me telenovelat e vjetra tashmë 2-vjeçare. PD ka marrë vendime të qarta politike, i ka rikonfirmuar në Kuvendin Kombëtar të 2 Shtatorit.

-A do i bashkoheni PD për ta çuar në Kushtetuese marrëveshjen e emigrantëve

Lulzim Basha: Ne nuk e përdorim Parlamentin për interesa personale. Qytetarët meritojnë një politikë të pastër nga krimi dhe korrupsioni. Ligji për vetingun e politikanëve bën pikërisht këtë. Listat e hapura mundësojnë që qytetarët të votojnë për deputetët që duan në Kuvend. Qytetarët meritojnë që emigrantët të kenë të drejtën e votës.

-Propozime me 9 deputetë zoti Basha, a duhet të merrni parasysh dhe kërkesat e deputetëve që njohin Gazment Bardhin si kreu i grupit parlamentar?

Lulzim Basha: Asnjë interes personal dhe asnjë llogari personale nuk do ta zhvendosë PD nga rruga që ka nisur. PD e ka të qartë platformën për qytetarët, aleancën e ka me qytetarët.

-Me 7 deputetë zoti Basha, janë numrat..

Lulzim Basha: S’duhet të ketë deputetë me 300 vota në Palrament.

-Ato lista i bëtë ju me 25 Prill, pse nuk protestoni në Parlament me kolegët tuaj për komisionet hetimore?

Lulzim Basha: Le t’u themi shqiptarëve të vërtetën, ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të përfaqësojnë konsensus të gjerë. Seancat parlamentare janë asgjësuar nga pazari i Edi Ramës me Sali Berishën./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share