Pse empatia është kyçe për njerëzit që duan pozicione drejtuese në punë

Empatia ka qenë gjithmonë një nga tiparet më të rëndësishme në vendin e punës. Megjithatë, duket se ajo merr një kuptim akoma më të madh dhe bëhet prioritet për njerëzit që duan të mbajnë një pozicion drejtues.

Të shfaqësh ndjeshmëri  është cilësi shumë pozitive për psikologjinë e individëve, por hulumtimet e reja tregojnë rëndësinë e saj për të gjitha fushat në biznes. Njerëzit në pozicione menaxhuese duhet të përcjellin angazhimin e tyre, qetësinë dhe pozitivitetin. Këto do ndikonin në një performancë më të mirë për punonjësit.

Empatia në thelb ka të bëjë me përpjekjen tonë për të vënë veten në vendin e tjetrit dhe për të kuptuar botën me sytë e tyre. Arsyeja pse empatia është kaq e rëndësishme tani është se gjatë pandemisë të gjithë përjetuam nivele të larta të stresit.

Shëndeti mendor: Sipas një studimi nga Qualtrics rezulton se 42% e njerëzve vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, kryesisht nga stresi dhe ankthi.

Jeta personale: Një studim i ri mbi shëndetin e punonjësve zbuloi se kur ndihemi të stresuar për punën, ulet cilësia e gjumit tonë. Gjithashtu, sipas një studimi nga Universiteti i Illnois kur punonjësit marrin komente të vrazhdta në ambientin e punës apo e-mail, ata priren të përçojnë ndjesinë negative te ‘jeta pas punës’, sidomos te raporti i tyre me partnerin.

Performanca, detyrat dhe përvoja e punonjësit: Kur njerëzit trajtohen keq në punë, veçse u ulet performanca, ata nuk ndihmojnë të tjerët dhe rrjedhimisht nuk do ketë frymë grupi.

Empatia kontribuon në rezultate pozitive

Nëse po kalojmë kohë të vështira, jemi të rraskapitur dhe mendojmë se puna nuk na plotëson, empatia është i vetmi mjet që ndihmon si individët ashtu dhe kolektivin.

Kur punëdhënësit, menaxherët apo mbikëqyrësit tregojnë nivele më të larta të ‘dhembshurisë’, punonjësit do te jenë shumë më mirë mendërisht.

Empatia është pjesë e natyrës njerëzore!

Në një studim nga Universiteti Lund, fëmijët 2-vjeçarë treguan shenja ndjeshmërie dhe vlerësimi për gjendjen mendore të tjetrit, ndërsa hulumtimi nga Universiteti i Virxhinias zbuloi se kur një mik apo i dashur është në rrezik ose përjeton një përvojë traumatike, ne na aktivizohen të njëjtat pika në tru sikur po i përjetojmë vetë.

Ka dy mënyra për të treguar ndjeshmëri. Njëra është të “vishni këpucët e tjetrit” siç themi ne shqiptarët dhe së dyti të dëgjoni.

Mjafton një sjellje njerëzore dhe respektuese. Bëni pyetje që tregojnë interes dhe tregohuni të vëmendshëm. Empatia shihet tashmë si tipari kryesor që duhet të zotërojnë të gjithë ata që kërkojnë të rriten profesionalisht./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share