PS prezanton fituesit e zgjedhjeve

“Mbështetje masive në Vlorë, Fier e Kukës”

Drejtuesit politik të PS-së për secilin qark kanë prezantuar edhe sot nga selia rozë në Tiranë kandidatët e tjerë fitues të bashkive në zgjedhjet e 14 majit. I deleguari i socialistëve në qarkun e Vlorës, Blendi Klosi e cilësoi votën e vlonjatëve si një mbështetje më shumë për Edi Ramën.

“Vlora është zemra e PS dhe PS ka zemrën në Vlorë. Mbështetja e vlonjatëve do jetë e padiskutueshme për Edi Ramën dhe PS.”

Kandidatët e PS-së kanë rezultuar fitues edhe në 6 bashkitë e qarkut Fier. Drejtuesi politik i këtij qarku Taulant Balla e komentoi rezultatin si të pritshëm.

“Me këtë rezultat që PS ka marrë e kemi ngritur emrin e PS në qarkun më të rëndësishëm për ne në një nivel tjetër. Ky është një rezultat që nuk e kemi pasur asnjëherë në 32 vite kur bie fjala në këshillin bashkiak.”

Nga e selinë e PS-së, drejtuesi politik i kësaj partie në Kukës Pandeli Majko u ndal tek fitorja historike e bashkisë Tropojë.

“Për herë të parë në Tropojë, për herë të parë në Kukës me 2000 vota. E pathëna flet më shumë, rezultati flet më shumë.”

Në këto zgjedhje vendore mazhoranca kryesoi në 53 bashki nga 61 gjithsej.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share