Provimet shtetërore të maturës/ Rreth 15.000 maturantë mbushin korridoret dhe sallat e shkollave!

Afro 15.000 nxënës që përfundojnë arsimin e mesëm, këtë të shtunë, hynë në njërën nga dy provimet eksterne të maturës shtetërore – gjuhë amtare dhe letërsi. Risi e këtij viti shkollor ishte se në vend se nëpër klasa, provimet u dhanë në hapësira të mëdhaja të shkollava – nëpër korridore, salla sportive dhe hapësira tjera ku kishte kushte për provimin.

Hapësirë më e madhe dhe më shumë testatorë në një vend. Kjo risi ka për qëllim që të mundësohet kontrolli më I mirë gjatë testimit dhe për të pamundësuar kopjimet apo shpërndarjen masive të përgjigjeve, sic ndodhi vitin e kaluar në një grup Viberi në provimin e anglishtes.

Qëllimi I mënyrës së re të realizimit të provimeve është që nxënësit testet t`i zgjidhin në mënyrë të pavarur dhe të respektojnë rregullat e provimit që kanë nis që në vitin 2007 kur hyri në fuqi matura shtetërore.

“Sot në shkollën tonë Zef Lush Marku në Shkup testohen 436 maturantë, për dallim nga vitët e tjera testimi bëhet nëpër ambijente të hapura në salla sportive dhe nëpër koridore edhe pse ka qenë një mund dhe obligim pak më I madh për organizatorët sepse kemi numër të madh të nxënësve ku është dashur 436 karrike dhe banka të mbahen nëpër salla dhe korridore. Dhe gjithçka prej ora 09:30, pas shpërndarjes së testit gjithçka ka shkuar në rregull”, tha Arben Memeti.

Provimi është mbikqyrur nga rreth 2.000 testatorë – mësimdhënës të angazhuar në shkolla tjera e jo nëpër shkollat e tyre, si dhe 200 mbikqyrës të Qendrës Shtetërore të Provimeve, Byrosë për Zhvillim të Arsimit dhe nga Qendra për Arsim dhe trajnim professional.

Por, maturantët, përkundër stresit shprehen se kanë kaluar shumë mirë.

“Provimi filloj në kohë në ora 10:00, kemi kaluar shumë mirë gati I bëmë të gjitha. Të kapshme ishin mirë. Në fillim kemi pasur shumë stress por pastaj me kohë na kaloi dhe gati se përfunduam të gjitha”, tha një maturante.

“Provimi filloi në ora 10:00, dhe kemi kaluar shumë mire kemi qenë të përgatitur ishte super nuk ka pasur diçka ekstra. Ato që I kemi mësuar ato I kemi pasur në test. Pak stress normal si gjithë të tjerët por kemi qenë të përgaditur sepse para kohe e kemi ditur dhe të përgatitur e kemi përfunduar”, tha një maturante.

“Kemi kaluar shumë mirë testin fillojë në kohën e duhur prej orës 10:00, dhe gjithçka ishte në rregull. Ishte I gjithë materiali që kemi mësuar përgjatë katër viteve ishte paksa më e lehtë për ne, edhe pse normalisht ishim të emocionuar”, tha një maturant.

Të dhënat e Qendrës Shtetërore të Provimeve flasin se për maturën shtetërore në sesionin e qershorit janë paraqitur 10.088 kandidatë për gjuhë maqedone, 4.189 për gjuhë shqipe dhe 315 për gjuhë turke.

Provimi i dytë ekstern do të jepet më 8 qershor. Janë paraqitur 1.356 kandidatë për matematikë, 13.198 për gjuhë angleze, 37 për gjuhë frënge, 114 për gjuhë gjermane, 84 për estetikë dhe nga një kandidat për gjuhë ruse dhe për filozofi.

Sipas llojit të arsimit, 6.341 maturantë janë nga Gjimnazet, 8.230 nga shkollat e mesme professionale dhe 263 nga arsimi artistik.

Maturantët, të cilët, në sesionin e qershorit nuk do ta kalojnë provimin, mund të paraqiten në sesionin e gushtit, kur dy provimet eksterne do të jepen më 12 dhe 14 gusht./tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share