Protestuesit serb thyejnë kordonin e policisë, tentojnë t’i afrohen kufirit me Kosovën

Grupet djathtiste serbe të cilat ishin duke protestuar në kufirin në Jarinjë, kanë thyer për një moment kordonin e policisë serbe duke tentuar t’i afrohen kështu territorit të Kosovës.

Për një moment është dëgjuar edhe një shok-bombë, kurse policia po tenton t’i ndalojë.

Policia serbe ka krijuar një tjetër kordon më afër kufirit në Jarinjë. Protestuesit gjatë të kohës po i ofendojnë policët serb të cilët nuk po i lejojnë të kalojnë më tej.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Thirrja për protestë është bërë nga grupet djathtiste, siç është “Patrulla Kombëtare”, si dhe është bërë thirrje që organizimit t’i bashkohen mbështetës tjerë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska e Bosnje-Hercegovinës.

“Patrulla Kombëtare” është organizatë e lidhur me grupin e ekstremit të djathtë “Rusov” dhe grupin paraushtarak rus “Wagner”.

Reklama
Në protestë janë parë persona të maskuar që në duar mbanin flamuj të Serbisë dhe pankarta të ndryshme, ndër të cilat veçohet ajo me mbishkrimin “Kurrë kufi, Kosova është Serbi”. Po ashtu janë parë protestues edhe me unifrmonën e grupit paraushtarak rus “Wagner”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share