Protestë pranë ambasadës ruse në Shkup

Protestuesit lanë edhe dhurata pranë hyrjes së ambasadës

Me parollen: Dhurata për: barbarë, përdhunues, vrasës të fëmijëve, nga Shoqata e Ukrainasve në
Republikën e Maqedonisë Veriore “Lesja Ukrainka” u protestua para Ambasadës Ruse në Shkup.
Një tualet, kukulla për fëmijë, lavatriçe dhe një kurorë me lule nga protestuesit i’u lanë pranë hyrjes së
ambasadës Ruse, raporton KlanMacedonia.

Ndërsa përfaqësuesi i organizates, Alexandr Urbanovitch i’u drejtua ambasadës Ruse me këto fjalë:
Alexandr Urbanovitç – Përfaqësuese e komunitetit ukrainas në RMV

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Unë dua t’i drejtohem ambasadë, përse nuk mund të paguani rrogat e ushtarëve, përse vjedhin,
përse vijnë tek ne në Ukrainë dhe na vrasin, cfare doni me këtë”.

Udheheqesja e organizatës “Lesja Ukrainka” tha se deri më tani janë vrarë 260 fëmijët nga konflikti në
Ukrainë.

“Lufta në Ukrainë vazhdon prej 109 ditësh, ku deri tani vdiqën më shumë se 260 fëmijë, dhe numri po ndryshon çdo ditë. Edhe në këtë moment kur ne jemi mbledhur këtu në Ukrainë po vdesin fëmijë” – tha Tamila Velkovska, përfaqësuese e komunitetit ukrainas në RMV.

“Rusët duan të jetojnë në plehra dhe deshirojnë që edhe të tjerët përreth tyre të jetojnë njësoj, por
ukrainasit janë një popull i lirë, skllevërit nuk mund ta mposhtin kurrë një popull të lire.”

Me keto brohoritjet, përfundoi protesta e cila ishte e qetë dhe zgjati rreth një orë, ku mes protestuesve
kishte edhe të rinj dhe fëmijë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share