“Kërkojm pagat tona, të zhbllokohet llogaria bankare këto janë kërkesat e punonjësve të Ndërmarrjes Publike”Rrugët dhe Rrugicat”, të cilët sot në shenjë revolte dolen përpara qytetit të shkupit për të protestuar”.
Punonjësit thonë që kjo gjendje vazhdon të jetë e tillë me vite, ata thotë që përveç pagat e tyre asnjëherë nuk i marrin me kohë, këtë muaj nuk moren as K15, e cila ju takon ligjërisht.
“Roli kryesorë është për rroga, kemi familje ,mirpo siç shihet puna ne jemi bërë si vegla neve nuk ka intereson politika, nuk na intereson as qeveria, as danella neve na interesonn të kemi rrogë, mbijetesë në shtëpi. Ne së bashku jemi këtu për të zgjidhur problemin jam ktu 27 vite kur mirë nuk ka qenë gjithmonë kur do të marrim rrogat këtë të premte apo të hënë. Mirpo shtëpia po lypë ja shiko kuletren time kjo duhet të mbushet, katër fëmijë kam tek shtëpia, ne sjemi për politik ne jemi për të marrë një rrogë”.
“Arsyeja është se cdo muaj rrogat po na i vonojnë, puna punohet, e punojm punen siç duhet çdo muaj deri më 15, çdo herë na vonojnë rrogën deri 20, 25. Çdo muaj kështu na e bëjnë, do të kemi rrogë e marrim rrogën. Muajin tjetër sërisht bllokohet ku janë parat nuk e di ne nuk dijm ne jemi puntor”.
Protestës ju bashkua edhe Konfederata e Organizatave Sindikale në Maqedoni (KOSM), të cilët zhvilluan takim me kabinetin e Kryetarës së Qytetit të Shkupit. Marjan Risteski, kryetarë I kësaj konfederate, për Klan Maqedoni deklaroj që nga aty ju është thënë që punonjësit e kësaj ndërrmarje sot do të marrin pagat e tyre, ndërsa K15 jo, nga ku zgjidhje për këtë e shohin që të padisin Qytetin e Shkupit.
“Njerëzit po protestojnë nuk kanë marrë pagat e tyre dhe as K15, ishim në bisedime me kabinetin e Kryetarës së Qytetit të Shkupit thanë që punonjësit e kësaj ndërmarrje sot do të marrin pagat e tyre por than që K15, nuk do të kenë, megjithatë ne sindikata jemi në mbështetje të punonjësve sepse k15 me rrugullore dhe ligjë ju takon. Ne ju tham qytetit të Shkupit që për këtë punonjësit do të ju padisin gjë e cila do të ju kushtojnë më shtrejt, sidoqoft ata duhet të mendojnë këtë, puntorët të drejtën e tyre do të marrin me padi, e them fatkeqësisht por do të duhet të padisin”, tha Marjan Ristestki.
Ndërkaq kanë reaguar nga Ndërrmarja publike “Rrugët dhe Rrugicat”, në lidhje me protestën e sotme, siç thonë ata, kjo protestën vjen për pikë politike nga ana e Mickoskit i cili dëshiron të dëmtoj ndërrmarjet e Shkupit dhe Qytetin e Shkupit, dhe se qëllimi i Mickoski dhe VMRO-DPME, është që me dhunë të merrë ndërrmarjet publike të qytetit të Shkupit, dhe shtoin se organizohen protesta nga ndërrmarjet të cilat marrin pagat e tyre. /tvklan.mk