Protestë me çekiç në parlamentin turk

LIGJEVENESI TURK BURAK ERBAI KA DALE KUNDER PROJEKTLIGJIT TE DEZINFORMIMIT

Një deputet turk ka protestuar kundër projektiligjit  që synon të rregullojë mediat sociale duke thyer një celular me një çekiç në parlament. Ky veprim ka shkaktuar  tension në seancën plenare.

Debat të ashpër mes qeverisë dhe opozitës turke ka shkaktuar diskutimi i një projektligji për dezinformimin që është mbajtur në parlamentin e vendit. Sipas dëshirës së qeverisë së presidentit Rexhep Taip Erdogan ky ligj duhet të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur nga parlamenti.  I  njohur si ‘ligji i censurës’ ky projektligj konsiston në vendosjen e rregullave me tw rrepta kundër shtypit dhe mediave sociale.

Duke folur për projektligjin deputeti i opozitës Burak   Erbai në një moment  nxjerr celularin nga xhepi i xhaketës dhe duke iu drejtuar deputetëve shprehet  nëse ky projektligj kalon, atëherë  thyeni më mirë  celularët pasi  nuk do të keni më  nevojë ti përdorni ato.

Ligjvënësi turk ka nxjerrë një çekiç që kishte me vete dhe e i ka rënë celularit të cilin më pas e ka hedhur në dysheme. Liria juaj e vetme është telefoni që keni në xhep. Keni instagram, facebook, youtube, aty komunikoni.” –dëgjohet në një moment të thotë ai.

Ky veprim i ligjvënësit të opozitës shkaktoi jo pak zemërim tek anëtarët e partisë në pushtet të  presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Opozitarët dhe kritikët druajnë, se ligji i ri mund të keqpërdoret për shtypjen e mendimit dhe shtypit të lirë veçanërisht tani në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në qershor 2023.

GAZETARE: XHUANA LIKA

PAMJET: KLAN NEWS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share