Protestë: Matura shtetërore – nxënësit kërkojnë shkurtimin e materialeve

NXËNËSIT: “JEMI GJENERATË E DËMTUAR”

Para Ministrisë së Arsimit, më pak nxënës se njësi policore. Kështu dukej protesta me moton “Test dhe jo stres” të nxënësve të shkollave të mesme, të cilëve iu bashkangjitën edhe studentët, njofton KlanM.

Të shkurtohet materiali për maturën shtetërore – ishte kërkesa e nxënësve. Ata, sic njofton KlanM,  thanë se gjatë katër viteve kanë kaluar sfida që janë vështirësuar procesin arsimor. Jemi brezi më i dëmtuar – thonë nxënësit e shkolave të mesme.

“Kemi kaluar mësime online, kërcënime me bombë, kemi kaluar greva të mësimdhënësve që i kemi mbështetur dhe greva të punonjësve të JSP-së që vështirësuan ardhjen e nxënësve në shkollë. E gjithë kjo do të ndikojë në dhënien e provimit të maturës shtetërore. Ne jemi gjeneratë e dëmtuar” – tha Alisia Ugrinovska, nxënëse.

Në mbështetje të nxënësve të shkollave të mesme ishin edhe studentët. Sic thanë, bursat u vonohen nga 6 muaj, kurse subvencionet për vaktet nga një muaj. Kërkojnë që subvecionimi për ushqimit të jetë 160 e jo 140 denarë.  ishin edhe studentët të cilët po ashtu shpalosen kërkesat e tyre.

“Qëllimi i kësaj proteste është mos vëmendja e qeverisë ndaj problemeve tona. Kërkojmë rritje të vakteve të subvencionuara të studentëve dhe respektim të afateve të pagesës së ushqimit dhe bursave, kërkojmë përmirësim të kushteve në konviktet e studentëve, të cilat janë katastrofale” – tha Teodora Naumovska, studente.

Ministria e Arsimit ka thënë se nxënësit e shkollave të mesme tashmë kanë materiale të shkurtuara për provimin e maturës shtetërore, por nxënësit shprehen se nuk kanë qasje në këto materiale. Në takim me Ministrin e Arsimit, Jeton Shaqiri, do t`i sqarojnë kërkesat dhe shkaqet e protestës.

Maturantët , sic njofton KlanM,provimin e maturës do ta kenë më 27 Maj dhe 10 Qershor. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share