Protestë e punonjësve shëndetësorë për paga më të larta

Punonjësit shëndetësorë në Shkup dhe në qytete të tjera të vendit, Shtip, Kumanovë, Makedonska Kamenicë, Dellçevë, Tetovë,… paraditen e sotme gjatë pauzës në protestë, kërkuan rritje dhe pagesë pa vonesë të pagave, harmonizim të ndryshimeve të pagës minimale, nënshkrim të marrëveshjes kolektive, kushte më të mira pune dhe mbajtje të stafit mjekësor në vend…

Ndërhyrja me draft- ligjit për pagat, në marrëveshjet kolektive, mund të nënkuptojë heqjen ose uljen e të drejtave të punëtorëve konform këtyre marrëveshjeve kolektive.

Që nga rritja fillestare e pagës minimale dhe konvergjenca e profileve të tjera me profilin e infermierëve, është krijuar huti në koeficientet. Me paralajmërimin e rritjes së re të pagës minimale në muajin mars, edhe më shumë kjo ka afruar profilet tjera me profilin e infermiereve”, tha Gordana Dimeska nga Sindikata e Qendrës klinike.

Një anëtar i stafit teknik me përvojë, me stazh më të gjatë, tha ajo, do të marrë pagë më të lartë se një infermiere. Të mos keqkuptohemi. Deficiti nuk është vetëm tek punonjësit shëndetësor por edhe në profile të tjera.

Ajo informoi se i madh është largimi i infermiereve dhe se pesë deri në gjashtë mijë janë larguar nga vendi në tre deri pesë vitet e fundit.

Sipas të dhënave nga Oda e mjekëve, siç u theksua në protestën para Qendrës klinike, në tre vitet e fundit janë larguar nga vendi 2.200 mjekë.

Mesazhe për rritje të pagave janë dërguar në protestën para SPQ “8 Shtatori”.

“Le të shprehim pakënaqësinë tonë për shkak të vonesës së pagës, sepse rrogat janë vonuar. Vazhdojmë me presionin, të pakënaqur që ende nuk është nënshkruar aneksi për rritjen e pagave në shëndetësi. Ky është thelbi i protestës, për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve”, informoi Lubisha Karanfilovski, kryetar i Sindikatës së pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale të Republikës së Maqedonisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share