Protestat: Dënime me kusht për shtatë të akuzuar

PRANUAN FAJIN PËR PJESËMARRJE NË PROTESTAT KUNDËR PROPOZIMIT FRANCEZ

Nga 8 të akuzuarit për “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”, sic njofton KlanM, 7 prej tyre pranuan fajin për incidentet e dhunshme gjatë protestave kundër propozimit francez.

Gjykata, të gjithëve që pranuan fajin u shqiptoi dënime me kusht prej dy viteve, që do të realizohet nëse në katër vitet e ardhshme kryejnë vepër penale.

Të akuzuarit, sic percjell KlanM, janë liruar nga paraburgimi.

Nga shtatë të akuzuarit që pranuan fajin, tre janë nxënës të shkollave të mesme dhe kanë nga 18 vite ose më pak. Njëri është 19-vjecar, kurse të tjerët të moshës deri 36 vjec.

Gjatë fjalëve përfundimtare, sic percjell KlanM, të akuzuarit krahas që pranuan fajin, u shprehën të penduar duke premtuar se nuk do të përsërisin vepra të këtilla, kurse ishin mbrojtur se kanë qenë të nxitur nga turma që protestonte.

Të akuzuarit ngarkohen se kanë lënduar 26 policë, ku me lëndime të rënda trupor kishte përfunduar një police e angazhuar për të siguruar protestat.

Kuvendi, sic njofton KlanM, kishte paraqitur dëme në vlerë prej 565.000 denarë apo 9.200 euro që duhet të paguhen nga të dënuarit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share