PROTESTA NE TEL AVIV
Në Tel Aviv sërish mijëra izraelitë dolën për të protestuar.Ata kërkojnë që qeveria e kryeministrit Benjamin Netanjahu të arrijë një marrëveshje me HamasIN.
Mijëra izraelitë protestuan në Tel Aviv dhe qytete të tjera izraelite për të kërkuar edhe një herë që qeveria të bëjë një marrëveshje për të liruar pengjet që ende mbahen nga Hamasi në Rripin e Gazës .
Protestuesit kërkojnë që kryeministri Benjamin Netanyahu t’i japë fund luftës në enklavën e rrethuar dhe të shkatërruar në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve me të burgosurit palestinezë që mbahen në burgjet izraelite.
Sipas disa mediave izraelite , protesta e së shtunës ishte më e madhja që nga fillimi i konfliktit të armatosur.
Pavarsisht protestave të rregullta që mbahen në sheshet e Tel Avivit sondazhet tregojnë mbështetje në mesin e publikut për vazhdimin e luftës kundër Hamasit.
Sondazhet dhe protestat tregojnë përcarjen në shoqërinë izraelite. Vdekja e tetë ushtarëve gjatw sw shtunws mund të komplikojë situatën politike me të cilën përballet kryeministri Benjamin Netanyahu, një javë pasi ministry Benny Gantz u largua nga qeveria, duke e akuzuar Netanyahun se nuk kishte strategji të duhur për Gazën.
Pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar për një armëpushim, një marrëveshje për ndalimin e luftimeve duket ende e largët, më shumë se tetë muaj që nga fillimi i luftës në tetor tw vitit tw kaluar./tvklan.mk/
GAZETARE: XHUANA LIKA