“KËRKOJ TË NDËRPITET PADREJTËSIA DHE MASAKRA NDAJ POPULLIT TIM”
Në ankth dhe mërzi po e kalon çdo ditë Fara Katër e cila prindërit vllaun dhe motrën e ka në Palestinë, ndërkaq ajo ka katër vite që është në Shkup pasi që studion në Univetsitetin Evropjan.
“Unë studijoj këtu, ndërsa familja ime është.
Si është familja juaj?
Mirë janë falë Zotit.
Kë keni atje, prindërit?
Babi, nëna, vllau dhe motra, tezet, hallat, shoqet…”, tha Fara Katër, studente palestineze.
Sot erdhi së bashku me shoqet e saja për të ngritur zërin kundër masakrës që po i bëhet popullit dhe shtetit palestinez.
“E kam shumë rëndë se nuk jam afër familjes, pasi ne jemi mësuar të jemi të gjithë për një, nëse vdesim të vdesim të gjithë bashkë. Shumë është rëndë të jesh larg familjes. Po e shohim sot edhe shkupjanët kanë dalur tu përkrahin? Është një ndjenjë shumë e mirë”, tha Fara Katër.
Nga shteti palestinez ka ikur edhe profesori i ekonomosë cili ka ligjeruar në Universitetin Evropjan.
“Neve na kanë nxjerr nga shtëpia, nënën, babain… Për këtë shkak jeni këtu? Si u pranoi Maqedonia këtu? Këtu jam profesor i ekonomisë. Kam ligjeruar në universitetin Evropian. Tash jam pesinist, tha një profesor palestinez.
“Me slloganin “Mos hesht ndaj masakres” dhjetra qytetarë u mblodhen para xhamisë Murat Pasha në Shkup për të shprehur revoltën e tyre ndaj sulmit të spitalit ku humben jetën 500 persona mes tyre edhe shumë fëmijë”, tha gazetarja, Arbana Qerimi.
“Më së paku që mund ta bëjm si musliman dhe shqiptar, me komb dhe fe ku edhe pik së pari si njerëz duhet me i dhënë përkrahje me automatizëm palestinezëve, Gazës. Duhet jo vetëm Maqedonia por e gjithë bota duhet të ngrihet në këmbë”, tha një qytetar.
Ndryshë fillimisht mbështetësit e protestës falën namazin e xhumasë ku më pas përmes fjalimit kërkuan që bota të zgjohet dhe të ndalojë vuajtjet e civilëve që pësojnë në luftimet./KlanMacedonia