Protesta në mbarë Spanjën kundër amnistisë katalanase

Partia popullore tha se thirrjes së saj për protesta ju përgjigjën të paktën 1 milion vetë

Qindra e mijëra spanjollë protestuan në mbarë vendin të dielën kundër planit të kryeministrit në detyrë PedroSanchez për t’iu dhënë amnisti separatistëve katalanas në këmbim të votëbesimit të kabinetit të tij për një mandat tjetër në detyrë.

Qeveria siguroi një marrëveshje bashkëqeverisjeje me partinë separatiste katalane Junts të enjten, e cila përfshin ndër të tjera miratimin e një ligji amnistie për të dënuarit për ndarjen e Katalonjës nga Spanja në vitin 2017.

Marrëveshja shkaktoi valë tronditëse në të gjithë vendin, me kundërshtarët konservatorë të Sanchez-it që e akuzuan atë për shkeljen e ligjit për përfitime personale politike.

“Po protestoj kundër asaj që po bën Sanchez-i, ai po shet vendin për 7 votat e ligjvënësve katalanas, ai ka tradhtuar bashkëjetesën, demokracinë, frymën e tranzicionit spanjoll. Ai është një tradhtar, ai nuk mund të vazhdojë të qeverisë.”

Autoritetet thanë se të paktën 80,000 vetë dolën në rrugët e Madridit, ndërsa Partia Popullore, e cila i nxiti protesta në qytetet e mbarë Spanjës, e afroi totalin e protestuesve në afro një milion.

Në Barcelonë, policia lokale tha se 6,000 vetë demonstruan, ndërsa në Granada dhe Sevilje numri i protestuesve arriti në 30 mijë dhe 50 mijë respektivisht sipas autoriteteve.

Protestat e tjera u zhvilluan në Malaga, Palma dhe Valencia.

Pas zgjedhjeve pa fitues të 23 Korrikut, socialistët kaluan javë të tëra duke negociuar me parti më të vogla, duke përfshirë partinë e të majtës ekstreme Sumar dhe partitë nacionaliste katalane, galike dhe baske.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share