Protesta kundër propozimit francez vazhdoi para Kuvendit

Pjesëmarrësit e protestës “Ultimatum! Jo faleminderit!” e cila mbahet për të gjashtën ditë kundër propozimit francez arritën para Kuvendit. Tani për tani protesta po zhvillohet qetë, ndërsa ndërtesa e Kuvendit është e siguruar nga kordoni policor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Marshi protestues filloi para ndërtesës së Qeverisë dhe vazhdoi drejt Ministrisë së Drejtësisë, ku një pjesë e qytetarëve simbolikisht vendosën lule të bardha para policëve të cilët e sigurojnë ndërtesën.

Si në ditët e fundit të protestës, pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqje dhe hedhje poshtë të propozimit dhe këndohen këngë patriotike.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski para fillimit të protestës porositi se nuk do t’i nënshtrohen provokimeve, duke theksuar se forca është në masivitet, e jo në dhunë.

Pas arritjes së propozim kornizës negociuese në Kuvend, Mickoski porositi se Qeveria “ka frikë vetë të sjell vendim dhe barrën ia hedh Parlamentit, duke theksuar se VMRO-DPMNE-ja nuk do të mbështesë çfarëdo ndryshime kushtetuese”.

Gjatë protestës së djeshme kundër propozimit francez janë lënduar tre policë, ndërsa janë arrestuar pesë persona. Prokuroria publike sonte kumtoi se është vazhduar paraburgimi për tre persona të dyshuar për incidente gjatë protestave në Shkup.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share