Për Kryetarin e ZNAM Maksim Dimitrievski nuk është problem dorëzimi dhe inicimi I një ligji të ri për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike në administratën shtetrore por, problemi më I madh sipas tij është fakti se gjeneratat e reja të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nuk e flasin gjuhnë maqedonase.
Sipas tij kjo paraqet problem serioz për integrimin e ture në sistemin shtetëror.
“Si shtet duhet të mësojmë që përparësi t’i japim kualitetit kundrejtë kuantitetit të partive që e ofrojnë. Punësimet nuk duhet të kenë prapavijë politike, më së paku etnike dhe fetare. E thjeshtë të gjithë kuadrot që ofrohen në këtë treg duhet të kenë prioritetet e tyre sipas kualitetit dhe diturisë. Gjithçka tjetër është politikë e pastër. Thelbi i problemit është tjetër kund, është fakt se numër i madhë i qytetarëve nga etniteti shqiptar nga gjeneratat më të reja që nuk kanë njohurinë e gjuhës maqedonase, shtrohet pyetja se si do të integrohemi ne si qytetarë nëse nuk dijmë gjërat elementare të një gjuhe” – tha Dimitrievski.
Nga ana tjetër, zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva ka deklaruar se në Qeveri, pas shfuqizimit të “balancuesit” nga Gjykata Kushtetuese, ende nuk ka mbërritur propozim-ligj për përfaqësim të drejtë. Sipas saj, cështja mbetet e hapur dhe se do të bisedohet në kuadër të koalicionit përmes një debati të gjërë. Ajo konfirmoi qëndrimin e Qeverisë se para miratimit të ligjit, I njëjti të dërgohet në Komisionin e Venecias.
“Në këtë moment nuk ka mbërritur në Qeveri zgjidhja ligjore, e as në seancë qeveritare, sapo të krijohen mundësitë opinioni do të njoftohet. Lidhur me “balancuesin” e shfuqizuar, kemi thënë se I njëjti tashmë ka përfunduar vlerën e përdorimit dhe synojmë mbylljen e cështjes, e cila në të kaluarën u tregua si joproduktive dhe po krijojmë zgjidhje të reja që me të vërtetë do të zgjidh cështjen e përfaqësimit të drejtë” – tha Miteva.
Shfuqizimi I Balansuesit nga ana e Gjykatës Kushtetuese në vend shkaktoi polemika te mëdha dhe përplasje mes subjekteve politike në vend rreth asaj se kush është faktor për shfyqizimin e këtoj mekanizmi I cili ka funksionuar më shumë se 20 vite në vendin tonë.