Pjesëmarrje e kryetarit Xhaferi në takimin e 11 të kryetarëve të Parlamenteve në Budapest

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, do të marrë pjesë në Takimin e 11. të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore, që do të mbahet prej më 16 deri 17 nëntor 2023 në Budapest, Hungari. Ky është takim tradicional të cilin në nivelin më të lartë parlamentar e organizon çdo vit të dytë Kuvendi Nacional i Hungarisë për integrim të plotë evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Tema e takimit të sivjetmë është “Procesi i integrimit evropian në Evropën Juglindore: Zgjerim dhe/ose thellim?”, dhe Kryetari Xhaferi do të drejtohet për të njëjtën para pjesëmarrësve nga rajoni. Prezencën e vet e kanë konfirmuar edhe Kryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Bosnjë dhe Hercegovinës a në takim do të drejtohet edhe Euro komisari për Politika të Fqinjësisë së Mirë dhe Zgjerimit, Oliver Varheji.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share