Al-Nassr përgatit ofertën, portugezi pranë vendimit
Cristiano Ronaldo është në treg. Ndarja e tij me Manchester United, e vendos në një rrugë me pak dalje, në mos vetëm një, atë të braktisjes së elitës së sportit që e ka bërë të madh. Një hap prapa është i pashmangshëm dhe gjithçka tregon se destinacioni i tij do të jetë klubi Al-Nassr i Arabisë Saudite, një futboll që po rritet dhe që u pa mirë me fitoren ndaj Argjentinës, por që gjithsesi larg kërkesave konkurruese të Cristiano Ronaldo.
Verën e kaluar ai mori oferta të shumta nga Arabia Saudite. Propozimi arriti në 242 milionë euro për dy sezone. Portugezi e refuzoi për shkak të idesë së tij për të vazhduar luftën për tituj të rëndësishëm dhe për të shtuar statistikat e tij në Champions League, diçka që Manchester United nuk mundi t’ia ofronte.
Por të mëdhenjtë e Europës i kanë kthyer shpinën pasi askush nuk mund ta marrë përsipër koston e lartë, jo vetëm financiare që sjell prania e tij.
Pronari i Al-Nassr, Princi Faisal Bin Turki, po bën gati propozimin e tij edhe një herë aq me tëpër që tani rrethanat janë të ndryshme dhe portugezi duket i vendosur për të hedhur hapin.
Al – Nassr drejtohet nga trajneri francez Rudy García dhe në rajon po ofron futboll të fortë. Egziston edhe e vërteta që përvojat e tij pas largimit nga Real Madridi kanë qenë jashtëzakonisht negative.
Të enjten fillon Botërori i tij i pestë dhe për momentin pa ekip , por shumë afër destinacionit të tij të ardhshëm, Al Nassr.
Tv Klan