MEXHITI: PROPOZIMI NUK ËSHTË DISKUTUAR NË PARTI, GRUBI PO E HARRON POZITËN E VET
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, hodhi poshtë propozimin e Zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubit, i cili propozoi që të votohen ndryshimet kushtetuese ku do të futeshin bullgarët dhe popujt tjerë, e më pas menjëherë të shpallen zgjedhjet.
”Këto deputetë të grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së dhe koalicionit nuk dolën në zgjedhje duke premtuar se do të bisedojnë për atë se a është Goce Dellçevi bullgar apo maqedonas. Nuk premtuan se do të debatojnë se është Kryengritja e Ilindenit është maqedonase apo bullgare. Unë kam një kundër-propozim deri tek ata: Mos ta torturojnë opinionin në Maqedoni, të mos vjedhin më dhe nëse mendojnë se kanë punuar mirë vitet dhe muajt e kaluar, nuk ka nevojë për Qeveri teknike, në maj të shkojmë në zgjedhje dhe secila parti politike të ofrojë zgjidhje për problemin në të cilin e futën Maqedoninë” – tha Hristijan Mickoski.
E nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, thotë se Artan Grubi ka dhënë këtë propozim pa u konsultuar me partinë.
”Ai në disa momente po e harron pozitën e vet, po e luan rrolin e Kryetarit të BDI-së. Ky propozim as që është diskutuar në organet partiake. Këtë e kam dëgjuar edhe unë nëpërmjet mediave” -deklaroi Izet Mexhiti.
Mexhiti thotë se me ndodhitë e fundit në Kuvend, ka ra të gjitha argumentet politike për ndryshimet që po ndodhin në shumicën parlamentare. Sipas tij, ranë edhe pohimet e shumicës se me këtë lëvizje do të afrohen deri tek shumica e 2/3, që nevojiten për ndryshimet kushtetuese. Deputeti insiston se kjo është vetëm një aleancë për të shpëtuar Artan Grubin. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Furkan Saliu