Propozimi francez në Kuvend, në vend të protestave bllokada në të gjithë vendin

Korniza propozim-negociative për Republikën e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, e prezantuar nga Presidenca franceze e Unionit, i është përcjellë legjislativit për shqyrtim dhe konkluzione të mëtutjeshme në përputhje me me procedurat. Vendimi është marrë dje nga Qeveria në seancë, pasi ka shqyrtuar informacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për propozimin, i cili ka arritur në Kuvend, por seanca ende nuk është caktuar.

Aktivitetet e qytetarëve që 6 ditët e fundit protestuan kundër propozimit francez vazhdojnë edhe sot me bllokada në të gjithë vendin, ndërsa për të dielën në orën 19 është paralajmëruar sërish protestë. Bllokada janë paralajmëruar në periudhën prej orës 13 deri në 14 në Shkup para Qeverisë, si dhe në rrugët kryesore Shtip – Veles, Strumicë – Radovish dhe Pletvar – Prilep.

Hapja e negociatave për anëtarësim në BE pa vonesa të mëtejshme paraqet një nga hapat kyç në marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, për realizimin e qëllimit strategjik për anëtarësim të plotë në BE, tha Qeveria. në Informacionin për përmbajtjen e kornizës propozim-negociative për propozimet për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, të propozuar nga Presidenca e Francës me Këshillin e BE-së më 30 qershor 2022.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në Informacion është njoftuar se propozim korniza e bisedimeve është e gatshme sipas nenit 49 nga Marrëveshja për Bashkimin Evropian dhe të gjitha konkluzionet relevante të Këshillit të BE-së, veçanërisht ato nga 25 marsi 2022 me të cilët ishte miratuar metodologjia e përforcuar për zgjerimin dhe vendimin e miratuar për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Republikën e Maqedonisë së Veriut./MIA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share