KURTI: NË TAKIM NUK DO TË FLITET PËR ASOCIACIONIN
Bisedimet e vërteta ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe për propozimin evropian sipas kryeministrit Albin Kurti nisin më 27 shkurt, ditën kur Kurti pritet të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuciq.
Ai para mediave ka thënë se në takimin e të hënës në Bruksel, nuk do të flitet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kurti pret që ndërmjetësuesit e dialogut, t’i përmbahen propozimit evropian dhe të mos fokusohen në interesat e njërës palë.
Të hënën më 27 shkurt pritet që në Bruksel të takohen kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksander Vuciq me ndërmjettësim të Bashkimit Evropian.
Takimi vjen pasi kryeministri i ka thënë po në parim planit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve ndërsa për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka vënë 6 kushte.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha