Propozime martese dhe mesazhe nga yjet e futbollit, modelja kroate: Nuk jam e interesuar

Modelja kroate Ivana Knoll ka marrë dhjetëra propozime për martesë dhe mesazhe ngacmuese nga disa prej yjeve më të mëdhenj në Kupën e Botës në Katar.

“Daily Mail” shkruan se 26-vjeçarja, llogaria në Instagram e së cilës është rritur me 200.000 ndjekës në ditë, tha se u habit që disa prej tyre e mendonin si “femër të lehtë”. Ajo shtoi se disa prej mesazheve që kishte marrë në rrjetet sociale ishin ftesa nga futbollistët që luajnë në kompeticionin botëror të futbollit për t’u ‘takuar’.

“Po kënaqem me të gjithë. Mendoj se njerëzit më pëlqejnë sepse jam e bukur. Nuk jam e interesuar për të takuar ndonjë këtu. Qëllimi im është t’i bëj njerëzit të buzëqeshin, kaq është e gjitha”, tha bukuroshja kroate.

Ajo pranoi se ishte shqetësuar për reagimin e Katarit ndaj veshjeve të saj me flamurin kombëtar dhe kishte frikë se nuk do të lejohej të hynte në stadium.

Por të martën Knoll shkoi në stadiumin Lusail për ndeshjen kundër Argjentinës, 4 orë përpara se të fillonte e shkrepi disa fotografi. Duke qenë se më parë, sigurimi i stadiumit u përpoq ta ndalonte për të bërë foto me admiruesit, qarkullonin thashetheme se modelja nuk do të lejohej të shihte gjysmëfinalen.

Disa persona në Katar deklaruan që 30-vjeçarja fotografohej për shkak se njerëzit ishin kundër veshjes së saj dhe jo sepse e pëlqenin modelen. Rregullat e Katarit përcaktojnë që gratë duhet t’i mbulojnë shpatullat, ndërsa Knoll ishte tërësisht e ekspozuar./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share