Falje mund të ketë vetëm nëse merret aktgjykim gjyqësor i plotfuqishëm.
Me Ligjin e ri për falje që është propozuar nga Ministria e Drejtësisë , Presidenti i Shtetit mund të falë vetëm për dënim, e jo edhe për ndjekje penale të personave të caktuar.
Gjatë hartimit të ligjit janë shqyrtuar disa përvoja krahasuese, siç janë zgjidhjet që përmbajnë sistemet juridike në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe nga ato shtete me të cilat kemi sisteme juridike të ngjashme.
Arsyet për miratimin e Ligjit për falje, rrjedhin nga mangësitë dhe zbrazëtitë ligjore në ligjin ekzistues që janë konstatuar në zbatimin e tij praktik, si dhe nga nevoja për normimin më të saktë të çështjeve të caktuara të rregulluara me Propozim.
Ajo që është e rëndësishme është që në të ka afate të sakta dhe janë specifikuar deri në fund ingerencat e të gjitha palëve të interesuara që marrin pjesë në proces. Ndër të tjera bëhet edhe harmonizimi terminologjik i emrave dhe termave të veçantë. Gjegjësisht, ky Propozim Ligj për falje rregullon konceptin dhe llojet e faljes, efektin e faljes, personat e autorizuar për të dorëzuar lutje për falje, si dhe procedurën dhe aktet e organeve kompetente lidhur me faljen” – thonë nga Ministria e Drejtësisë. /KlanMacedonia/