“KOVAÇEVSKI T`I SHKARKOJË FUNKSIONARËT QË PRANUAN FAJIN”
VMRO-DPMNE-ja vazhdon të akuzojë Qeverinë dhe Komisionin Antikorrupsion se me veprimet e deritashme po I ikin përgjegjësisë për aferën “Pronat seкrete”. Sipas opozitës maqedonase kjo aferë që implikon 123 emra, përfshinë funksionarë të emëruar nga Qeveria e që kanë lidhje me LSDM-në.
VMRO-DPMNE-ja ka publikuar dhe gjashtë nga gjithsejt 123 funksionarë, për të cilët pretendon se kanë prona të fshehura. Ana Marija Paviq – anëtare e Këshillit Drejtues të Qendrës për azilkërkues, Sasha Maksimovski dhe Tedi Coneski nga Fondi për Inovacione, Gajur Rushiti – Drejtor I Inspektoratit për Transport, Tashko Dojçinov – Prokuror Shtetëror për rajonin e Gjevgjelisë dhe Vasko Stefanov – Drejtor i Postës, janë emrat që sot janë publikuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe që sipas tyre nuk kanë dorëzuar lista anketuese.
“Presim që Kovaçevski, në vend që t`i mbrojë, të kërkojë njoftim nga Komisioni Antikorrupsion për të gjithë funksionarët që nuk kanë dorëzuar lista anketuese ku vetëm në këtë mënyrë do të dëshmohet se edhe ai është pjesë e procesit të fshehjes së pronës, e ndoshta edhe ai fsheh pronë si pjesë e një afere tjetër” – deklaroi Brane Petruhevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
VMRO-DPMNE-ja pret nga Kryeministri Kovaçevski që t`i shkarkojë funksionarët, sic thonë, që kanë pranuar fajin se nuk kanë respektuar ligjet. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Teuta Buçi