Pronat e Puff Daddy nën bastisje të FBI-së

Shtëpitë e reperit të mirënjohur Sean “Diddy” Combs, i njohur gjithashtu si Puff Daddy, në Los Anxhelos dhe Majamit u bastisën nga agjentët e FBI të hënën si pjesë e një hetimi federal për sulm seksual.

Sipas mediave amerikane, qëllimi i hetimit ishte sekuestrimi i telefonave dhe kompjuterëve përpara një udhëtimi të planifikuar të reperit 54-vjeçar jashtë SHBA-së.

Gjatë bastisjes së FBI-së ata që u përpoqën të largoheshin nga shtëpitë u arrestuan. Mes të arrestuarve ishin djemtë e Diddy, Justin, 30 vjeç dhe King, 25 vjeç.

Të dy bastisjet në Kaliforni dhe Florida u kryen nga Task Forca e Sigurisë Kombëtare për Trafikimin e Njerëzve, bazuar në një urdhër kërkimi të lëshuar nga Distrikti Jugor i Nju Jorkut.

Katër padi për sulme seksuale janë ngritur kundër një prej reperëve dhe milionerëve më të famshëm, duke përfshirë një të mitur. Ai ka mohuar akuzat ndaj dhe është e paqartë nëse hetimi ka lidhje me ndonjë nga akuzuesit.

Ish-e dashura e tij Cassie , emri i vërtetë i së cilës është Casandra Ventura, ishte e para që e akuzoi Diddy-n për përdhunim, sulm dhe abuzim fizik të përsëritur në një padi të nëntorit 2023, të siguruar nga Us Weekly në atë kohë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share