Prona 250 mijë £ e kryeministres së re të Britanisë së Madhe Liz Truss

Liz Truss është shpallur ditën e sotme kryeministrja e re e Britanisë së Madhe. Sekretarja aktuale e shtetit për çështjet e jashtme u zgjodh në krye të konservatorëve në votimin e zhvilluar paraditen e kësaj të hëne. Ajo siguroi 57% të votave të anëtarësisë në sfidën përballë ekonomistit Rishi Sunak.

Drejtimin e qeverisë, Truss do ta marrë të martën në një moment kur jo vetëm Britania e Madhe, por e gjithë bota po përballet me krizën më të rëndë energjetike dhe financiare ndër dekada.

Pas marrjes së drejtimit të qeverisë, Liz Truss ajo do të marrë gjithashtu çelësat e Downing Street ku do të jetojë me familjen e saj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por ku jeton akutalisht Liz Truss?

47-vjeçarja kryesisht jeton me familjen e saj në një shtëpi të ndarë me tre dhoma gjumi në qytetin tregtar të Thetford, që ndodhet në rrethin Breckland të Norfolk. Më herët, ata kanë jetuar në vendbanimin e tyre në fshat, rreth 30 milje nga Norwich, që nga viti 2010 pasi thuhet se e blenë pronën për 180,000 £.

Prona tani mendohet se vlen më shumë se 250,000 £ pas një zgjerimi në katin e parë në vitin 2017./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share