Prokuroria Publike në Gostivar: U gjetën tre gjurmë dhe pistoleta, sigurohen video pamje!

Prokurori kujdestar publik nga Prokuroria themelore publike Gostivar kreu ekspertizë në vendin e ngjarjes në afërsi të shtëpisë familjare në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, ku mbrëmë u gjetë trupi i pajetë 28 vjeçarit me plagë nga armë zjarri në pjesën kokës.

Prokuroria themelore konfirmon lajmin që personi ishte dërguar në Qendrën urgjente në Gostivar nga babai i tij dhe atje ishte konstatuar vdekja.

“Gjatë ekspertizës në vendin e ngjarjes janë marrë tre gjurmë, si dhe arma – pistoletë, e cila do të jetë lëndë e ekspertizës. Me urdhër të prokurorit publik, janë siguruar video regjistrime nga kamerat e objekteve lokale”, njoftuan nga Prokuroria Publike në Gostivar, nga ku thonë se po ndërmerren veprime plotësuese për ndriçimin e plotë të ngjarjes.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 19 e 30 në pjesën qendrore të qytetit. Rreth orës 19 e 40 i ndjeri ishte hospitalizuar në Spitalin e Gostivarit. Atje ishte dërguar nga familjarët e tij.

Pas asistencës mjekësore, u raportua që i nderi nuk ka mundur t’u mbijeton plagëve.

“Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti i’u nënshtrua plagëve të marra. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftuan nga Policia e Gostivarit.

Kryersi dhe motivi i vrasjes ende nuk dihen. Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë u dha për autopsi.

Sipas dëshimitarëve okuluar, i ndjeri ka qenë duke u kthyer nga qyteti në shtëpi. Dhjetë metra nga porta e shtëpisë është sulmuar me armë zjarri.

Dëshmitari i rastit që është familjar i viktimës, ka rrëfyer për Gostivari Sot atë që pa me sy në momentet e vrasjes së 28 vjeçarit, Gent Asani.

Dëshimtari tregon që viktima kishte qenë duke u kthyer në shtëpi. Ka kontaktuar pak çaste para aktit makabër me familjarët dhe ka shkuar në shtëpi për të darkuar. Gjersa ka qenë duke hyrë në oborrin e shtëpisë, dorasi e ka sulmuar me armë zjarri. Familjarët por edhe miqt e tij, thonë që i ndjeri ishte njeri i qetë, i dashur dhe i afërt me njerëz. Shprehin habi se si arriti të vritet një djal që nuk ishte armiqësi me askend.

Policia rastin e ka bartur në Prokurorinë Publike ku punohet në zbardhjen e indentitetit të autorit të vrasjes.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share